VLORË - Gjithnjë  e më shumë, Vlora prezantohet si një qytet pa hapësira publike. Shtrirja e qytetit , zgjerimi i tij  dhe ndërtimet e reja, kanë reduktuar në masë hapësirat ndërmjet pallateve të banimit , duke u lënë kështu pak akses qytetarëve.
 
Pamjet tregojnë qartë sesa pak akses kanë qytetarët përreth zonave të tyre të banimit, ku në masën 70 %, edhe ato hapësira që eksizistojnë, shfrytëzohen si vendparkime.
 
Qytetarët shprehen se ka edhe s’ka hapësira publike, por dhe në lagjet ku ato ekzistojnë, shpesh hërë janë të mirëmbajtura. Betonimi në Vlorë është kthyer në modë, thonë ata, teksa shtojnë se  moszbatimi i ligjeve për një kohë të gjatë i ka bërë ata ta shohin problemin si diçka normale.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)