Bashkia e Vlorës ka paralajmëruar qytetarët e saj se duke filluar që nga data 17 deri në 21 Tetor, se qytetit bregdetar do të përfshihet nga reshje shiu mesatare, ku nuk përjashtohen edhe ato intensive.
Në njoftim theksohet se qytetarët duhet të tregohen vigjilentë dhe të respektojnë thirrjet dhe këshillat e autoriteteve për çdo situatë.
Gjithashtu iu është bërë thirrje drejtuesve të automjeteve që të mos parkojnë makinat e tyre në zonat që paraqesin problematika.
“Referuar njoftimit të Qendrës Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore, nga data 17 deri 21 Tetor, qyteti i Vlorës parashikohet të përfshihet nga reshje shiu mesatare deri lokalisht intensive.
Ju lutemi të tregoheni vigjilentë për çdo situatë dhe të respektoni thirrjet dhe këshillat e autoriteteve.
Jeni të lutur të shmangni parkimin e automjeteve në zonat që paraqesin problematika.
Grupet tona të punës do të jetë në gatishmëri të plotë”, thuhet në njoftim.
Komente








