VLORË- Në Vlorë semaforët kanë dalë jashtë përdorimit. Edhe pse semaforët ekzistojnë, ata nuk janë funksionalë.
Vlora, ndonëse është një prej pikave kryesore të turizmit shqiptar, vazhdon të mbetet një qytet që ofron vetëm kaos në rrugë.
Mungesa e semaforëve dhe sinjalistikës horizontale vazhdon të mbetet një problem serioz, ndërsa qytetarët ankohen se ndihen të rrezikuar sa herë që kalojnë rrugën nga njëra anë në tjetrën.
Ata shprehen të pasigurt teksa kalojnë në rrugët e Vlorës dhe pohojnë se prej kohësh as vijëzimet e bardha nuk janë të dukshme.
Qyteti i Vlorës po vuan prej vitesh mungesën e sinjalistikës rrugore, si atë horizontale, ashtu edhe atë vertikale. Për pasojë, rrugët e qytetit bregdetar shoqërohen nga një kaos automjetesh, madje shpesh herë janë shkaktuar edhe aksidente rrugore me pasoja të rënda në njerëz.
Ndonëse nga ana e pushtetit lokal prej shumë vitesh investimet në sinjalistikë janë përfolur si prioritet prej vitesh nuk ka asnjë investim.
Ndërhyrja e fundit daton në vitin 1996 dhe kjo sinjalistikë nuk ka qenë asnjëherë funksionale. Investimi i shumë përfolur përsa i përket pajisjes me sinjalistikë të akseve kryesore planifikohej në vlerën e 140 milion lekëve të vjetra por deri tani asgjë nuk është vënë në lëvizje.
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com