Një pjesë e qytetit të Vlorës dhe zonat turistik Radhimë, Orikum, Uji i Ftohtë dhe Llogaraja, do të vuajnë mungesën e energjisë elektrike prej të paktën tre ditësh, me ndërprerje të cilat do të vijojnë deri në 7 orë.
Për shkak të investimit që po kryhet për ndërtimin e linjës 35 kV TEC i Vlorës- Uji i Ftohë-Rradhimë, OSHEE është e detyruar të stakojë energjinë elektrike më 27 deri 30 qershor, nga ora 03:00 - 10:00, në disa zona.
Sipas OSHEE, pa drita do të jenë lagjet Uji i Ftohtë, 10 Korriku, Pavarësia, Radhim, Tragjas, Dukat, Fshat Dukat, Llogara, Jonufer, Orikum, Baza Ushtarake Pashaliman- Kanina dhe pjesësisht qyteti.
OSHEE kërkon mirëkuptimin e abonentëve, pasi investimi që po kryhet është mjaft i rëndësishëm për garantimin maksimal të furnizimit me energji elektrike.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com