Vlora si Palermo, atentatet seriale dhe dështimi i shtetit

Vlora si Palermo, atentatet seriale dhe dështimi i shtetit

Qyteti i Vlorës është kthyer në Palermon e viteve 1980, ku vrasjen ishin të zakonshme në rrugë. Një seri vrasjesh, kanë nxehur gjakrat e bandave rivale të 1997, të cilat tashmë janë aktivizur fuqishëm duke kryer krime shumë të sofistikuara dhe policisë së Vlorës nuk i mbetet gjë tjetër veçse të mbledhëkufomat dhe gozhojat në rrugë.Këto grupe kriminale janë fuqizuar ndjeshëm për shkak edhe të potencialit finaciar të gëzojnë, duke arritur të nxjerin nga burgu kontigjentë të rrezikshëm kriminalë, të cilët vihen në shërbim të bandave dhe kryejnë vrasje pa mëshirë.Zanafilla e përplasjeve të dhunshme me armë në Vlorënis më 7 prill të vitit 2015, në lagjen “Çole”. Një grup të rinjsh, gjatë një debati nxorën armët dhe për pasojë mbetën të vrarë.Ngjarja ndodhi kur Albi Limaj, Aleksandër Llanaj dhe Ervis Mehmeti kanë hyrë në lokalin ku qëndronin Haki Rakipaj, Andi Velaj.

Pasi kanë debatuar për sherrin e një nate më parë,ata kanë nxjerrë armët duke shtënë ndaj njëri-tjetrit, duke lënë tre persona të vdekur.Këto vrasje hapën siparin e njëserie atentatesh për hakmarrje. Policia dyshon se një nga fiset e përfshira në ngjarje ka marrë hak ndaj Erven Hysenit, ish-pronar i një televizioni lokal në Vlorë. Ai u qëllua për vdekje më 24 maj të vitit 2017.Ndërkohë që plumbat e atentatit kanë vrarë edhe Roland Saliun, drejtuesi lokal i OSHEE-së. Hakmarrjado të vijonte në rrugën “Transballkanike”, më 1 tetor të vitit 2017 janë plagosur Ferdinand Llanaj, së bashku me Dritan Begaj, ndërsa u plagos edhe një i mitur.Policia, në këtë rast gjeti vetëm automjetin e djegur të autorëve dhe sekuestroi gëzhojat, ndërsa i plagosuri Llanaj u arrestua dhe u procedua për akuzën e “Armëmbajtjes pa lejë”. Atentati i fundit në Vlorë, sërish sipas burimeve nga policia, dyshohet se ka lidhje me serinë e vrasjeve. Më14 janar të vitit 2019 ndodhi plagosja e Mikel Mehmetaj. Ai njihej për lidhje me fisin Llanaj. Sërish policia gjeti vetëm një automjet të djegur ndërkohë krijoi dyshime mbi disa persona.

Hyrja në lojë e të paprekshmit të Vlorës

Për shkak të hasmërive të lindura në Vlorë, grupet rivale filluan të kryejnë hetime parale me policinë me qëllim zbulimin e atentatorëve të tyre.Gjatë kësaj kohe në Vlorë filluan të zhduken disa persona kontigjentë kriminalë që sot e kësaj dite ende nuk janë gjendur.Në dëshminë e të penduarit Gazmend Merkaj që “Shqiptarja.com” publikoi në tetor 2018,jepen të dhëna tronditësë. Në këtë dëshmi përmendet dhe emri i Edison Harizaj, i konsideruar si i paprekshmi i Vlorës. Nëdatën 2 gusht 2018,për zhdukjen e Albano Xhaferit është marrë deklarim Gazmend Merkaj, banues në Vlorë, i cili është lidhje shoqërore e shtetasit Ardit Kola dhe në datën 1 gusht 2018 është vetëdorëzuar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier duke shpjeguar se ndihej i kërcënuar për jetën nga shtetasit Ardit Kola, Aleksandër Çaushaj dhe Ilir Shakaj.

Merkaj ka shpjeguar se ka dijeni për zhdukjen e shtetasit Albano Xhaferi, pasi ka qenë me shtetasit e mësipërm kur ata kanë organizuar dhe marrë atë, me qëllim për ta dorëzuar në ambientet e Kompleksit “Oslo”, në lagjen “Uji i Ftohtë” Vlorë, për llogari të shtetasit Edison Harizaj. Gazmend Merkaj ka shpjeguar gjithashtu se ka mësuar nga shtetasit Ardit Kola, Aleksandër Çaushaj dhe Ilir Shakaj se shtetasi Albano Xhaferi është vrarë me mjete të forta që në momentin që është marrë në automjetin e markës “Audi” me targë AA 560 TR dhe më pas është dërguar për në garazhet në posedim të shtetasit Edison Harizaj në Kompleksin “Oslo”. Lidhur me këtë ngjarje, ai ka shpjeguar se është kryer me urdhër të Edison Harizaj, për shkak se Albano Xhaferi ka pasur dijeni për autorët e tentativës së vrasjes së Ferdinant Llanaj në muajin tetor të vitit 2017. Për sa u përket automjeteve të përdorura për marrjen dhe më pas për vrasjen e shtetasit Albano Xhaferi, i penduari Gazmend Merkaj ka shpjeguar se fillimisht ishte programuar dhe organizuar që Albano Xhaferi do të ruhej për lëvizjet e tij me një automjet të markës “Mercedes Benz” 250,me ngjyrë kafe të errët, në përdorim të shtetasit Aleksandër Çaushaj, të cilit i kishin bërë edhe dy vrima në bagazhin e tij për të vrojtuar lëvizjet e Albano Xhaferit.

Vrasja e Edison Harizaj në Durrës

Nuk kishte kaluar shumë nga rëfimi i penduarit kur në nëntor të 2018 në Durrës është qëlluar me 52 plumba Edison Harizaj, teksa po udhëtonte në drejtim të Vlorës. Edison Harizaj, ditën e ngjarjes ka qënë në Tiranë, ku dyshohet se është takuar me një biznesmen me inicialet M.L, me të cilin kohët e fundit kishte pasur takime të shpeshta. “Takimet e shpeshta të Edison Harizaj me M.L janë kryer në Tiranë dhe në Durrës, ndërkohë besohet se temë e këtyre takimeve ka qënë një çështje gjyqësore”- thanë burimet pranë policisë së Durrësit.

Veç biznesmenit M.L. me të cilin u takua ditën e atentatit në Tiranë, mësohet se Harizaj është larguar pas takimit nga kryeqyteti në drejtim të Durrësit dhe pikërisht në këtë qytet është ndalur, ku ka shumë dyshime se është takuar me një person tjetër, me inicialet L.H. Me këtë të fundit Harizaj ka pasur njohje të vjetra dhe takoheshin herë pas here, madje sipas burimeve të sipërpërmendura dyshohet se të dy kanë bashkëpunuar në disa raste në disa biznese të dyshimta.

Burimet shtojnë se pas takimit në shtëpinë e L.H, Edison Harizaj së bashku me shokun e tij Genci Caci, janë larguar në drejtim të Vlorës, duke dalë nga unaza e jashtme e qytetit të Durrësit.Por anëtarë të grupit hetimor thonë se ka shumë dyshime që lëvizja e Edison Harizaj në Durrës është monitoruar nga kundërshtarët e tij, të cilët kanë vënë në zbatim planin për ta eleminuar fizikisht. Ai është ndjekur sapo ka dalë nga banesa e L.H, dhe është qëlluar me 52 plumba pa shkuar në zonën e quajtur “Plepat” në Durrës. Si pasojë e plumbave të shumtë Edison Harizaj ka mbetur i vdekur në vend, ndërkohë në spital ka ndëruar jetë dhe shoku i tij, Genci Caci.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • I panjohur: 21/02/2019 09:37

    Vlora esht me keq se Palermo po hidhni nje sy dhe nga Durresi se po behet si Napoli

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë