E veshur me petkun e flamurit e me valle tradicionale, Vlora çeli festimet për 110 vjetorin e pavarësisë së vendit. Qyteti bregdetar për 4 ditë me radhë do të kthehet në kryeqendër të festimeve që do të kulmojnë me 29 nëntor.
“Ti kalojmë sa më zgjuar dhe të ftojmë çdo kënd që këto katër ditë festash ti kalojmë bashkë”, tha një pjesëmarrës.
Përveç aktiviteteve të ndryshme kulturore, nuk do të mungojnë as panairet me ushqime apo prodhime artizanale.
“Kemi bashkuar artin, kulturën, eno-gastronominë. Të vizitoni Vlorën pasi është kohë e mirë dhe do të gjeni shumë surpriza”, tha një tejëtr.
“Vlora, është një Vlorë e historisë dhe Vlorë e Turizmit”, tregoi një tejtër.
Festat e nëntorit përveç atmosferës së bukur, do të jenë dhe një mundësi mjaft e mirë për bizneset.