VLORË - Një 14-vjeçar në Vlorë, nxënës i klasës së 9-të në shkollën “Rilindja” u arrestua një ditë më parë, pasi iu gjet një pistoletë dhe 130 fishekë. Babai i tij, nga dera e Drejtorisë së Policisë tha se i biri e ka gjetur armën në një godinë të braktisur.
“E kanë gjetur në një objekt të pabanuar 3-katësh, kanë vajtur me disa shokë e kanë gjetur, në një objekt të pabanuar kishin gjetur dhe 3 karikatorë dhe mendohet se mund të ketë municione të tjera”.
Bashkë me shokët, 14-vjeçari ka dalë në mal dhe kanë bërë një video për Tik-Tik. Këtë video, e ka gjetur i ati në telefon dhe i ka kërkuar llogari të birit, por ai ka pretenduar se është armë lodër që e ka blere online. Këtë gënjeshtër, babai nuk e ka besuar dhe e ka ndarë shqetësimin me mësuesit e shkollës, ku ishte thirrur në mbledhje për një tjetër shqetësim. lojën e rrezikshme “spiderman”.
“Ka qarkulluar informacion sikur djali kishte armë në shkollën 9 vjeçare Rilindja. Ky është lajm i rremë! Informacionin policisë ia kam dhënë, pasi djali më tregoi një video që kishte bërë me disa shokë dhe u shqetësova. Kishte një problem në shkollë, një lojë në tik tok e marrin shokun e hedhin lart. Isha në mbledhje me drejtoreshën dhe mësuesin dhe shfaqa këtë shqetësim për videon e djalit, ishte e vërtetë apo pistoletë lodër. Ne u takuam me punonjësit e policisë në shkollë dhe pastaj duke dhënë informacion erdhëm në polici me telefonin, panë videon që nuk ishte lodër dhe ndoqëm rastin. Këtë informacion ja dhashë unë policisë”.
Pas denoncimit të të atit, oficerët e policisë së Vlorës morën në pyetje të miturin i cili pranoi se e kishte fshehur pistoletën në një motor pranë banesës së tij. Janë pikërisht këto pamje nga momenti i kontrollit dhe sekuestrimit të pistoletës.
Tashmë sfida e policisë është të gjejë se si përfundoi arma në duart e një fëmije.
“Në një motomjet pranë një banese u gjet një armë zjarri pistoletë me rreth 130 copë fishekë luftarakë, të cilat i kishte fshehur ky 14-vjeçar. Nga ana jonë vijon puna intensive për të identifikuar personin që ia ka dhënë armën këtij 14-vjeçari, i cili u arrestua për armëmbajtje pa leje”, tha drejtori i policisë, deklaroi Elidon Çela, drejtor policie, Vlorë
Drejtori i policisë së Vlorës Elidon Çela tha se gjatë dy javëve të fundit me dhjetëra prindër e mësues kanë ndarë informacione me policinë, pasi ndihet të pasigurt për fëmijët e moshës 12-18 vjeç.
Babai i 14-vjeçarit, tha për mediat se pistoletën djali i tij e kishte gjetur me disa shokë në një objekt të pabanuar së bashku me fishekët. Më pas e kanë marrë për të bërë video, të cilën e ka parë dhe ai, e më pas e kanë fshehur sërish.
Kjo ishte indicia që babai më pas shkoi në polici dhe u tregoi videon e djalit, nëse ishte pistoletë apo lodër.
'Jam babai, kam ardhur për ti sjellë diçka pavarësisht se ai ka ushqime nga institucioni, marr shkas nga një video e parë mbrëmë në rrjete. Ka qarkulluar informacion sikur djali kishte qarkulluar në shkollën 9 vjeçare rilindja me një pistoletë. Ky është lajm i rremë. Informacionin policisë ja kam dhënë, pasi djali më tregoi një video që kishte bërë me disa shokë dhe u shqetësove. Kishte një problem në shkollë, një lojë në tik tok e marrin shokun e hedhin lart. Isha në mbledhje me drejtoreshën dhe mësuesin dhe shfaqa këtë shqetësim për videon e djalit, ishte e vërtetë apo pistoletë lodër. Këtë informacion ja dhashë unë policisë.
Babai i 14-vjeçari thotë se djali i tij nuk ka shkuar në shkollë me pistoletën, siç aludohej në rrjete sociale për një adoleshent me armë në shkollën 9-vjeçare 'Rilindja'.
'Ne u takuam me punonjësit e policisë në Shkollë. Dhe pastaj duke dhënë informacion erdhëm në polici me telefonin, panë videon që nuk ishte lodër dhe ndoqëm rastin. E kanë gjetur në një objekt të pabanuar 3 katësh, kanë vajtur me disa shokë e kanë gjetur, në një objekt të pabanuar kishin gjetur dhe 3 karikatorë dhe mendohet se mund të ketë municione të tjera. Zënka në shkollë edhe ka pasur. Më tregoi një video dhe më tha është pistoletë lodër e kam blerë në dyqan. Shokët nuk janë shoqëruar për momentin.'
Pas arrestimit të një 14-vjeçari nga Policia e Vlorës, i cili u kap me një pistoletë, prindërit e nxënësve në Shkollën "Rilindja" kanë shprehur shqetësimin dhe frikën e tyre për sigurinë e fëmijëve. Ata theksuan se niveli i sigurisë në shkollë ka rënë dhe kërkuan masa më të rrepta për të garantuar mbrojtjen e nxënësve, duke sugjeruar që një patrullë policie të qëndrojë pranë shkollës gjatë orëve të mësimit dhe jashtë saj.
“Kam shumë merak për fëmijën, ishte zënë njëherë me shokun dhe më gënjeu. Ndonjëherë djali është nervoz dhe nuk flet”, tha një nënë e një nxënësi.
“Kemi frikë, siguria në shkollë ka rënë. Del fëmija nga shkolla nuk vjen në shtëpi se ta vret tjetri pa ardhur fare. Qëndroj me merak deri sa vjen nga shkolla”, tha një prind tjetër për Report Tv.
“Këta janë adoleshentë, prindi nuk ka ç’bën kur fëmija nuk dëgjon. Populli nuk ka çbën me këtë brez”, tha një tjetër.
Një shok i ngushtë i 14-vjeçarit të arrestuar ka sqaruar se ai nuk e mbante armën në shkollë, por vetëm gjatë xhirove jashtë, dhe se sapo morën vesh për arrestimin, ishin të gjithë të tronditur.
"E kam shok të ngushtë. Ndonjëherë na kontrollojnë çantat në shkollë. Nuk kishte shumë kohë që e mbante armën. Nuk ka ardhur asnjëherë me armë në shkollë”, tha shoku i të miturit për Report Tv.
Ky incident ka tronditur komunitetin dhe ka theksuar nevojën urgjente për përmirësimin e masave të sigurisë në shkolla. Prindërit kërkojnë veprime më të shpejta dhe të ashpra për të parandaluar raste të ngjashme dhe për të siguruar një mjedis më të sigurt për fëmijët.
Report Tv ka siguruar momentin kur punonjësit e policisë kanë gjetur armën që mbante një 14-vjeçar në Vlorë.
Ai e kishte fshehur atë në pjesën mbrapa të një motori pranë shtëpisë së tij.
14-vjeçari u arrestua nga policia, ndërsa babai i tij deklaroi në media se armën i biri e kishte gjetur me disa shokë në një shtëpi të pabanuar së bashku me fishekët.
Ata e kishin marrë atë për të bërë foto, më pas kishte qenë vetë babai që lajmëroi policinë pasi pa videot e të birit në celular.