Vlorë- Një 22 vjeçar ka plagosur sot me thikë një 23-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kotë të Vlorës.
Sipas informacioneve paraprake konflikti midis të rinjve ka ndodhur për motive të dobëta. 23-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori është larguar nga vendi i ngjarjes.
"Sot, në fshatin Kotë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. H., rreth 22 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin K. Sh., 23 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve" informoi sot policia e Vlorës.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Komento