VLORË- Një 27-vjeçar ka telefonuar në polici duke bërë kallëzim se një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tij, por pa e lënduar. Referuar njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur në lagjen Partizani.
Uniformat blu bëjnë me dije se po bëhet kqyrja e kamerave të sigurisë për të mësuar më shumë rreth kësaj ngjarje apo kapjen e autorit të mundshëm.
"Në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë ka ardhur një telefonatë nga shtetasi M.F, 27 vjeç, banues në Vlorë i cili ka kallzuar se në lagjen Partizani, Vlorë, një person ende i pa identifikuar, që qarkullonte me një automjet dyshohet se ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tij por pa i shkaktuar demtime atij dhe as kalimtarëve të rastit.
Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Janë ngritur pika kontrolli, po kqyren kamerat dhe vijon krehja e zonës.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njofton policia.