Ka nisur puna, këtë të martë, për ndërtimin e muzeut të hebrenjve në Vlorë, një  investim i shumëpritur që pasuron trashëgiminë kulturore dhe historike.

Ky projekt parashikon transformimin e godinës së ish-klubit patriotik “Labëria” në një objekt multifunksional. Godina ekzistuese do të restaurohet si dhe do t’i shtohet një kat i ri totalisht prej xhami, që do të përdoret si ekspozitor. Është një investim i Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit me vlerë prej 2.8 milion dollar ndërsa punimet pritet të përfundojnë brenda 20 muajsh.

“Në terren është ngritur kantieri dhe punimet kanë nisur sot.. Punimet zgjasin 20 muaj. Është projektuar nga studio izraelite “ccc”. Një pjesë të truallit, rreth 500 metra katrorë janë vendosur në dispozicion të ministrisë nga bashkia e vlorës. Zhvillues dhe investitor është AADF e cila ka kontraktuar një kompaninë për të kryer punimet. Ne si drejtoria rajonale e Trashëgimisë Kultutore do të monitorojë ccdo fazë të punimeve, tha drejtori Orges Feimi.

Muzeut Kombetar Hebraik që pritet do të hapet pas afro dy vitesh do të pasqyrojë jetesën e komunitetit hebre ardhur në Vlorë gjatë periudhës së holokaustit. Ndodhet

në zemër të zonës historike të Vlorës, aty ku dikur ka jetuar komuniteti hebre, ndërmjet rrugëve me emertime simbolike  “Justin Godard” dhe “Rruga e Hebrenjve”.  Një tjetër detaj domethënës është emërtimi i sheshit “Besa” një kujtesë e aktit fisnik të popullit tonë gjatë Luftës së Dytë Botërore.