VLORE - Rreth 36 familje në zonën e Ujit të Ftohtë në afërsi të shkollës tregtare mbi kodrat e qytetit të Vlorës, kanë mbetur të izoluara për shkak të rrëshqitjes së tokës në këtë zonë. Për të parë nga afër situatën, kamera e televizionit A1 REPORT, shkoi pranë kësaj zonë, ku situata sa vinte dhe keqësohej si pasojë e reshjeve të shiut, të cilat këto ditë kanë qenë me intensitet.
Rruga, që të çon në këto shtëpi, por edhe amortizimi total prej vitesh, prej me shumë se një muaji banorët në këtë zonë kanë qenë të izoluar nga rrëshqitja e dheut e cila përveç bllokimit të rrugës rrezikon edhe shume shtëpi nën rrugë.
Dy banesa rrezikohen nga rrëshqitja e tokës.
Banorët shprehen të indinjuar për mungesën e vëmendjes nga strukturat përgjegjëse të cilat vetëm dje kishin ardhur dhe kishin parë nga afër gjendjen e rrugës si dhe masivin e dheut, i cili po zbret nga dita në ditë duke shembur dhe banesat e tyre.
Prej kohësh kjo zonë është një nga zonat me rrëshqitje masive toke, ku edhe para një viti disa banesa tre katëshe janë shkatërruar totalisht nga rrëshqitja e dheut dhe deri më sot asnjë masë nuk është marrë për keta banorë të cilët janë të detyruar ta përshkojnë në këmbë rrugën, ku automjetet e kanë të pamundur të lëvizin.
Po ashtu edhe emergjencat, si ambulanca apo dhe zjarrëfikësja nuk mund të hyjnë në këtë zonë pasi rruga është e bllokuar totalisht nga dherat.
“Ky problem i vjetër gati 2-vjecar i shkarjes së dheut vjen gjthnjë e më shumë duke u përkeqësuar,”- thonë banorët.
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com