Vlorë, 5 vatra zjarri në 72 orë, shefi i Ndërhyrjes në Zjarrfikëse: Situatë problematike, janë favorizuar nga era!

Në 72 orët e fundit në rrethin e Vlorës janë regjistruar 5 vatra zjarri. Kryesisht në fshatin Dukat, Penkovë, Kërkovë por edhe në Vlorë. Deri më tani nuk ka asnjë person të ndaluar, ndërsa nga forcat zjarrfikëse bëhet apel për bashkëpunim edhe me Policinë e Shtetit.

Kastriot Begaj, shef i sektorit të Ndërhyrjes në repartin e Zjarrfikëses Vlorë, konfirmon se situata ka qenë problematike ndërsa dëmet të konsiderueshme. Zjarret janë kryesisht të qëllimshme ndërsa jemi ende larg stinës së nxehtë dhe në Vlorë zjarret kanë qenë të shumta.  

Referuar masave, Begaj konfirmon se forcat zjarrfikëse janë në gatishmëri ndërsa ajo çfarë kërkohet është edhe pajisja e këtyre të fundit me mjetet e nevojshme dhe logjistikën e duhur. Problematikë mbetet edhe zona e bashkisë Selenicë pasi ka vetëm një mjet dhe në shumë raste ndihma vjen nga Vlora. Zjarre në këtë periudhë ka pasur edhe në banesa, të shkaktuara kryesisht nga pakujdesia apo energjia elektrike.

Forcat zjarrfikëse kanë aktualisht në Vlore 41 efektivë, ndërsa përpara është një sezon ku priten sërish situata problematike nga zjarret.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • asolingo: 02/04/2024 13:09

    Gjithmone ankesat ne momentin e fundit,thjesht per te justifikuar vonesen apo punen jo te organizuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Finlanda heton dëmin shkaktuar kabllove nënujore elektrike me Estoninë

Finlanda heton dëmin shkaktuar kabllove nënujore elektrike me Estoninë