VLORË - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “Pavarësia 3”, ku një fëmijë 2 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i banesës në pallatin ku banonte dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vend.

Sipas policisë, rezulton se fëmija ndodhej në banesë së bashku me nënën e tij.

Njoftimi i plotë i policisë:

Sot, rreth orës 18:20, në lagjen “Pavarësia 3”, një fëmijë 2 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i banesës në pallatin ku banonte dhe për pasojë  ka ndërruar jetë në vend.

Nga të dhënat paraprake rezulton se fëmija ndodhej në banesë së bashku me nënën e tij, shtetasen K. H.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.