VLORË - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “Pavarësia 3”, ku një fëmijë 2 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i banesës në pallatin ku banonte dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vend.
Sipas policisë, rezulton se fëmija ndodhej në banesë së bashku me nënën e tij.
Njoftimi i plotë i policisë:
Sot, rreth orës 18:20, në lagjen “Pavarësia 3”, një fëmijë 2 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i banesës në pallatin ku banonte dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vend.
Nga të dhënat paraprake rezulton se fëmija ndodhej në banesë së bashku me nënën e tij, shtetasen K. H.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Komente











Cfare fatekeqesie o zot , si mund ta perballojne ata prinder kete tragjedi ? Ngushellime familjes dhe zoti ju dhente force
Përgjigju