Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në rrugën Transballkanike në Vlorë, ku një automjeti ka përplasur një person, i cili ishte duke lëvizur me biçiklete. Nga të dhënat paraprake mësohet se automjeti tip “Seat” me targa AA 042 HB ka goditur një të moshuar duke i shkaktuar dëmtime në trup.
I plagosuri është dërguar me urgjencë drejt spitalit rajonal të qytetit për ndihmë mjekësore. Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa po hetohet për shkaqet e aksidentit. Rruga Transballkanike vijon të mbetet një nga shqetësime kryesore për numrin e lartë të aksidenteve të regjistruara deri edhe me pasojë vdekjen.
Biçikleta ku po udhëtone i moshuari
Komento