VLORE- Një furgon i cili transportonte fëmijë të një kopshti privat është aksidentuar sot në mëngjes në zonën e Skelës në Vlorë.

Furgoni me targa Vl 1126 C që merrte fëmijët në shtëpi për ti dërguar në kopësht, u përplas me një benz me targa AA 588 DE. Nga të dhënat e para mësohet se 6 fëmijët janë lënduar lehtë, ndërsa njëri prej tyre, një vajzë ka pësuar frakturë në hundë.

Policia ndodhet në vendngjarje për të mësuar shkaqet dhe kush është fajtori i aksidentit. Aksidenti ndodh vetëm pak ditë nga aksidenti tragjik në Qafën e Vishës që i mori jetën 13 personave, mes tyre 11 studente të universitetit Aleksandër Xhuvani.
(sg/shqiptarja.com)