Vlorë- Pasi ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor, një 30-vjeçar ka aksidentuar një këmbësore të identifikuar si A.M., 47 vjeçe.

Sipas policisë, Besmir.M. ka kundërshtuar me dhunë efektivët e policisë, të cilët kanë mbërritur në vendngjarje për t’u shoqëruar në Komisariat të riun.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Shkeli rregullat e qarkullimit rrugor për pasojë aksidentoi një shtetase si dhe kundërshtoi punonjësit e policisë gjatë ushtrimit të detyrës, arrestohet në flagrancë 30 vjeçari.

U krye arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Besmir.M., 30 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas në lagjen ''1 Maji'', në vendin e quajtur degëzimi i rrugës Mis Durhan, duke drejtuar mjetin tip ''Benz'', ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor duke aksidentuar shtetasen A.M., 47 vjeçe, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë së forcave të posacme gjatë kryerjes së detyrës, për ta ndaluar dhe shoqëruar në ambjentet e DVP Vlorë.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprat penale ''Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor'', ''Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik'', dhe ''Prishja e qetësisë publike'', parshikuar nga nenet 290, 236/2 dhe 274 të Kodit Penal.