Një qytetar ka njoftuar policinë pasi ka dyshuar se poshtë automjetit të tij mund të ishte vendosur lëndë plasëse.

Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë vendosur perimetrin e sigurisë dhe kanë nisur verifikimet përkatëse.

Burime paraprake bëjnë me dije se deri në këto momente nuk është konstatuar asnjë objekt i dyshimtë apo lëndë plasëse. Megjithatë, kontrollet po vijojnë për të përjashtuar çdo dyshim dhe për të garantuar sigurinë e zonës.

Sipas burimeve, pronari i automjetit ka deklaruar se dyshon që gjatë ditës së sotme mund të jetë ndjekur nga disa persona. Rrethanat e ngjarjes janë ende duke u verifikuar nga autoritetet.