Kënga e vallet polifonike, kulinaria dhe elementë të tjerë të trashëgimisë kulturore sollën një atmosferë të ngrohtë për qytetarët dhe vizitorët në Parkun Arkeologjik të Amantias.

“Amantia Fest” është tashmë një traditë që zhvillohet çdo vit në fundjavën e fundit të muajit maj, duke mbledhur qytetarë e vizitorë.

"Jemi afër qyetetit të Vlorës, që kohët e fundit është e mbushur me turistë. Pse jo këta turistë mos të vijnë edhe këtu”, tha Nertil Bellaj, kryetar i Bashkisë Selenicë.

Promovimi i vazhdueshëm i këtij siti arkeologjik është një ogur i mirë për zhvillimin e turizmit kulturor, në një kohë kur Amantia po shndërrohet në një nga destinacionet më të kërkuara nga turistët e huaj.

Festivali synon të promovojë Parkun Arkeologjik të Amantias si një destinacion me rëndësi të veçantë historike, kulturore dhe turistike.