Ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu dhe Shefja e Marrëdhënieve me Publikun, Valerie O'Brien, vizituan Këndin Amerikan në Bibliotekën Publike "Shevqet Musaraj" në Vlorë, ku u takuan me nxënës të shkollave të mesme të qytetit.
Ambasadori Lu vlerësoi këtë hapësirë ku të rinjtë dhe të rejat, si edhe banorë të qytetit të Vlorës, mund të mësojnë më shumë rreth SHBA, apo të njihen me arritjet më të fundit në fusha të ndryshme. Ai shprehu vlerësimin e vet për Vlorën, për historinë e saj dhe bukuritë natyrore.
Ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu, zhvilloi me nxënësit e pranishëm një bashkëbisedim lidhur me udhëheqjen rinore dhe pjesmarrjen e saj në jetën civile.
Këndi Amerikan në bibliotekën e Vlorës është një prej 3 mjediseve të tilla në shkallë vendi, krahas atyre që funksionojnë në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë dhe në Kukës.
Pak muaj më parë përfundoi edhe një projekt për rikonstruksionin e këtij Këndi, çka mundësoi modernizimin dhe krijimin e kushteve më komode për të gjithë ata që janë të interesuar për ta vizituar atë dhe për të mësuar aty, duke shfrytëzuar librat dhe teknologjinë e informacionit që është instaluar.
Këndi Amerikan në Bibliotekën Publike "Shevqet Musaraj" në qytetin e Vlorës ka një fond prej rreth 2000 titujsh, libra dhe revista në gjuhën angleze, të cilët përfaqësojnë një spektër të gjerë gjinish, enciklopedi, vepra të letërsisë etj.
Projekti i modernizimit, krahas krijimit të hapësirave të gjera, mundësoi edhe futjen e standardeve bashkëkohore në studimit e përvetësimit, përmes digitalizimit etj. /atsh/
/Shqiptarja.com