Vlorë/ AMP arreston policin e pikës kufitare Qafë-Botë, kontrabandonte mallra për të furnizuar biznese në Sarandë

Vlorë/ AMP arreston policin e pikës kufitare Qafë-Botë, kontrabandonte mallra për të furnizuar biznese në Sarandë

Pika Kufitare Qafë-Botë

VLORË – Një punonjës policie në pikën kufitare Qafë-Botë është arrestuar ditën e sotme nga Agjencia e Mbikëqyrjes policore pasi dyshohet për kontrabandë me mallra që paguhet akcizë.

Efektivi i identifikuar me inicialet B.H. u arrestua në flagrancë teksa transportonte me automjetin e tij "Mercedes Benz", nga pika e kalimit kufitar Qafë Botë në drejtim të Sarandës, 49 steka të papajisura me pullën fiskale, të dyshuara kontrabandë, me një vlerë rreth 3500 euro.

Nga kontrolli i një dyqani në pronësi të policit u gjetën edhe disa qese me duhan pa pullë fiskale.

Nga hetimet e AMP, ka rezultuar se ky punonjës policie në mënyrë periodike, gjatë kohës që ka qenë me shërbim në PKK Qafë Botë, kalonte këto mallra kontrabandë për të furnizuar biznese të ndryshme në Sarandë, në një vlerë që përllogaritet të jetë rreth 10,000 euro në muaj nga shit-blerja e mallrave.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan stekat me cigare kontrabandë, qese plasmasi me duhan pa pullë fiskale, 2 telefona celularë dhe automjeti tip Mercedez Benz që shërbente për transport.

Lajmi në përditësim...

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vladimir Gremi: 03/06/2024 15:31

    Policia qe duam po ben kerdin duke ber korrupsion

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm