Vlorë/ Arrestohen dy drejtuesë mjetesh, ngisnin makinat në gjendje të dehur (Emrat)

Vlorë/ Arrestohen dy drejtuesë mjetesh, ngisnin makinat në gjendje të dehur (Emrat)

Foto ilustruese

Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi drejtonin makinat e tyre në gjendje të dehur. Policia njofton se janë arrestuar Albert Binaj  dhe Denis Lalaj, 44 dhe 32 vjeç, të dy banuesë në Vlorë.

Njoftimi i plotë:

Policia ka arrestuar dy drejtues mjetesh të cilët drejtonin mjetet e tyre në gjendje të dehur.

Arrestohet shtetasi Albert Binaj, 44 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë në rrugën "Gjergj Arianiti" Vlorë, pasi ky shtetas duke drejtuar automjetin tip "Ford" në gjendje të dehur ka goditur automjetin tip "Toyota" me drejtues shtetasin E.P, ku si pasojë ka shkaktuar dëme materiale të automjeteve.

Arrestohet shtetasi Denis Lalaj, 32 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë në lagjen "24 Maji" Vlorë, pasi ky shtetas është konstatuar duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip Volksëagen, ndërkohë që leja e drejtimit i është tërhequr më parë nga Policia Rrugore.

Materialet do ti referohen Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprën penale "Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt", neni 291 i Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Mbytja e nënës bashkë me 3 fëmijët në lumin Buna, kreu i KMSH: Ngjarja tregon se familja shqiptare është në krizë

Mbytja e nënës bashkë me 3 fëmijët në lumin Buna, kreu i KMSH: Ngjarja tregon se familja shqiptare është në krizë