l/ATSH-Harilla Koçi/ - Policia e Vlorës arrestoi gjatë javës së fundit 7 persona, për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.
Burime zyrtare të policisë lokale bënë të ditur për ATSH-në se, të arrestuarit, banorë të qytetit të Vlorës apo zonave rurale, u kapën teksa drejtonin mjetet e tyre, autovetura apo motorra, nën efektin e alkoolit, ose të pa pajisur me lejet përkatëse.

Në këto kushte, ndaj të prangosurve u vendos masa e arrestit në kushtet e flagrancës, ndërkohë që mjetet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vetëm gjatë javës paraardhëse, policia e Vlorës arrestoi ose procedoi penalisht 20 persona, të cilët drejtonin automjete apo motorra pa lejet përkatëse.