VLORË- Policia e Vlorës ka vënë në pranga Robert Hamzaraj 52-vjeç pasi është kapur pasi ishte shpallur në kërkim për trafikimin e 55 kg Kanabis.
Ai është kapur në lagjen "Isa Boletini" në Vlorë. Sipas policisë 52-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata për Krimet e Rënda në Tiranë ka vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve" kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.
Më datë 17.08.2019, shtetasi Robert Hamzaraj, dyshohet se në bashkëpunim, ka tentuar të trafikojë me automjet nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar të Portit të Durrësit, një sasi lënde narkotike prej 55 kg cannabis sativa.