VLORE - Një 57 vjeçar është arrestuar në flagrancë sot nga policia e Vlorës, pasi akuzohet se ka ngacmuar një 13 vjeçare.

Në pranga ka rënë Petrit Kaso, banues në Vlorë, i cili dyshohet se ka kryer veprime të turpshme gjatë kalimit në rrugë të një 13 vjeçareje.

Mësohet se arrestimi i tij është kryer menjëherë pas këllëzimit në polici të 13 vjeçares. Materialet në ngarkim të 57 vjeçarit i kanë kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)