VLORE- Gjatë një operacioni të policisë rreth orëve të vona të së premtes, u bë e mundur arrestimi i 46-vjeçarit Robert Resuli. Sipas informacioneve Resuli ishte person i shpallur në kërkim nga policia pasi ishte dënuar nga Gjykata e Vlorës e 3 vite burg për pengmarrje.
Mësohet se në bashkëpunim me 3 persona të tjerë, Resuli, ka marrë peng shtetasin T. D. Burime nga policia bëjnë të ditur, se pasi e kanë marrë peng 37-vjeçarin duke ushtruar dhunë, e kanë braktisur në fshatin Zvernec.
Arrestimi i Robert Resulit u krye teksa lëvizte me automjet në qytet.
Redaksia Online
(d.a/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com