VLORË – VLORË – Operacioni “Arrezo” ka çuar në pranga një të shumëkërkuar nga drejtësia italiane. Policia e qytetit bregdetar ka prangosut sot Erion Canaliajn, 25 vjeç, lindur në fshatin Sevaster e banues në Vlorë. Ai shpallur në kërkim nga Interepol Roma, nën akuzën e vrasjes. Canaliaj bashkë me një tjetër shqiptar, Arbër Hoxha u dënuan një vit më parë nga Gjykata e Arrezos me 18 vjet burg, për vrasjen e 35 vjeçarit rumun, Aron Katalin në tetor të vitit 2010.

VRASJA
Për kronikën e zezë italiane, ajo ngjarje njihet si krimi i Olmo-s. Sipas policisë vendase dy të rinjtë shqiptarë, Erion Canaliaj dhe Arbër Hoxhaj kanë qëlluar për vdekje rumunin, pas një debati për kontrollin e territorit ku ata shfrytëzonin disa prostitute. Krahas rumunit, të cilin e kanë goditur me thikë, dy shqiptarët kanë tentuar të vrasin edhe një person tjetër. Prokurori italine, në seancën e cila u mbyll në dhjetor të vitit 2011 kërkoi 30 vjet burg për të rinjtë shqiptarë.

ARRESTIMI
Kapja e këtij shtetasi u krye nga Sektori i Operacioneve Speciale dhe Sektori Kundër Krimeve të Rënda të Drejtorisë Policisë Qarku Vlorë në zonën e Skelës pas marrjes së informacioneve mbi vendndodhjen e tij. Ky shtetas pritet ti nënshtrohet procedurave ligjore për ekstradimin e tij në Itali.

(aq/shqiptarja.com)