Vlorë/ Arrestohen dy persona për vdekjen e 17-vjeçarit në kantierin e ndërtimit, dyshohet se i mituri punonte në të zezë (EMRAT)

VLORË- Dy persona janë arrestuar në lidhje me vdekjen e 17-vjeçaritJaup Bekotaraj që u godit aksidentalisht nga një skrep në një kantier ndërtimi ditën e djeshme. Ata janë Ersel Mullai, 32 vjeç, me detyrë drejtues teknik dhe Bujar Xhakeri, 29 vjeç, me detyrë manovrator i mjetit gërmues. Ata  u arrestuan gjatë punimeve për hapjen e një shesh parkimi në lagjen "Ujë i Ftohtë", ku goditën me mjetin gërmues 17-vjeçarin duke e lënë të vdekur në vend.

Policia ka marrë kamerat e sigurisë në disa biznese për të vërtetuar nëse ai punonte atje apo jo. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se 17-vjeçari ka qenë në kantier dhe brenda ndodhen 2 fadroma. Në momentin e ngjarjes të dy fadromat kanë qenë të ndezura çka hedh dyshime se 17-vjeçari punonte pa kontratë në kantier për shkak të moshës së mitur. Policia po kqyr kamerat e sigurisë për të marrë intenerarin e ngjarjes dhe për këtë priten të merren në pyetje e të shoqërohen të tjerë persona.

Jaup Bekotaraj

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sylejmëni: 31/05/2020 19:05

    Ah vlorezeza thuaj..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja