VLORË - Gjenden dhe asgjësohen 168 bimë kanabis sativa në fshatin Armen të Vlorës. Është vënë në pranga autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve, bëhet fjalë për shtetasin Eduard Avdulin, 51 vjeç.
Si pasojë e megaoperacionit në mbarë vendin ‘Territor i pastër’ shërbimet e policisë së Selenicës gjetën në fshatin Armen, në një sipërfaqe të mbjellë me misër, 168 bimë narkotike kanabis sativa.
Si rezultat i veprimeve të menjëhershme policore u identifikua dhe u vu në pranga pronari i kësaj toke, si autor i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike, ndërkohë që materialet proceduriale i janë kaluar Prokurorisë.
'Gjatë kontrolleve të kryera me mbështetjen e punës së inteligjencës policore, në vijim të megaoperacionit mbarëkombëtar, të koduar “Territor i pastër”, shërbimet e Stacionit të Policisë Selenicë gjetën në fshatin Armen, në një sipërfaqe toke të mbjellë me misër, 168 bimë narkotike cannabis sativa.
Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve të shpejta policore, u identifikua dhe u arrestua pronari i tokës, njëkohësisht autor i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike, shtetasi E. A., 51 vjeç.', thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.