Policia e Vlorës zbuloi dhe asgjësoi 2 mijë fidanë bime narkotike kanabis sativa, ndërkohë që po punon për identifikimin e personave që kanë lidhje me to.
Burime zyrtare të policisë lokale bënë të ditur për ATSH-në se, Policia e Kufirit në bashkëpunim me Policinë e Qarkut, falë informacioneve të marra në rrugë operative, zbuluan 2 mijë fidanë rrenje bime narkotike kanabis sativa. Fidanët ishin kultivuar në një distancë prej rreth 5 km larg vendit të emërtuar "Panorama", në thellësi të një zone të pyllëzuar.
Policia ka bërë dokumentimin ligjor të ketij rasti, duke asgjësuar njëkohësisht fidanët.
Dy ditë më parë, policia e Vlorës zbuloi dhe asgjësoi në afërsi të fshatit Tragjas, 25 km në jug të qytetit, 4 mijë rrënjë bime narkotike. /atsh/
/Shqiptarja.com