Policia e Vlorës zbuloi dhe asgjësoi 4000 rrënjë bime narkotike kanabis sativa, ndërkohë që shpalli në kërkim dy persona të cilët dyshohen të jenë kultivuesit.
Burime zyrtare të policisë lokale bënë të ditur për ATSH-në se, bimët narkotike me lartësi 50 cm, të kultivuara në kubikë, u zbuluan gjatë kontrollit të ushtruar në mjediset e dy stallave të bagëtive në vendin e emërtuar "Gropa e Fikut" në fshatin Tragjas i Vjetër, rreth 20 km në jug të Vlorës.
Gjithashtu, në afërsi të stallave u konstatua edhe një sipërfaqe toke e punuar dhe sistemuar në disa parcela, ku mendohet se do të vendoseshin bimët narkotike.
Policia shpalli në kërkim dy pronarët e stallave të bagëtive, Hajro Gjonzeneli, 44 vjeç dhe Ligor Fejzaj(Alliaj), 52 vjeç.
Policia ka organizuar një operacion për kapjen e të kërkuarve, duke ushtruar edhe kontrolle në disa banesa./atsh/
/Shqiptarja.com