VLORE- Krimi ka tronditur Vlorën mbrëmjen e së dielës.
Një person ka mbetur i vrarë si pasojë e një atentati në lagjen "Pavarësia" në zonën e Skelës.
Rreth orës 22:58, persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri tip kallashnikov shtetasin Elidon Mehmeti, 39-vjeç, banues në Vlorë.
Mehmeti, është qëlluar me breshëri kallashnikovi në momentin kur ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij tip Ford me targa AA 709 HM.
Ndaj tij është qëlluar plot 15 herë, duke bërë që plagët e marra t'i shkaktojnë dëmtime në organet jetësore. Ai ndërroi jetë menjëherë pasi u transportua në spitalin Rajonal të Vlorës.

(Viktima Elidon Mehmeti)
Viktima u qëllua me 15 plumba
39-vjeçari është qëlluar me mbi 15 plumba dhe nga plagët e mara në trup ka ndërruar jetë në spitalin Rajonal të Vlorës.
Siç duket edhe nga fotot e siguruara nga Shqiptarja.com, shenjat e plumbave duken mbi automjet.
Deri tani, janë shoqëruar në polici 2 persona me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes.
Grupi hetimor ka nisur hetimet për gjetjen e provave dhe identifikimin e autorëve, ndërkohë policia ka ngritur grupe kontrolli.
[gallery]21759[/gallery]
Mehmeti i arrestuar në Itali për trafik droge
Policia jep disa detaje në lidhje me viktimën që humbi jetën për shkak të një atentati me armë zjarri mbrëmjen e kaluar në Vlorë:
Elidon Mehmeti, njihet nga policia shqiptare si person me precedent kriminal, i përfshirë në fushën e narkotikëve.
Gjithashtu, nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas është arrestuar në shtetin Italian për "Trafikim të Lëndëve Narkotike".
Atentat në Vlorë, vritet me 15 plumba një 39-vjeçar
Ora 15:00 Vrasja e Mehmetit e tritoli për Brahimajn, 'lidhja' mes atentateve
Vrasja e Elidon Mehmetit me 15 plumba mbrëmjen e djeshme në Vlorë dhe atentati ndaj Bashkim Brahimajt po në Vlorë, duket se kanë lidhje me njëra-tjetrën si ngjarje.
Kjo për faktin se djali i xhaxhit të Elidon Mehmetit, Ilir Mehmeti është arrestuar në shkurt të 2011-ës bashkë me Isuf Brahimajn, vëllai e Bashkim Brahimajt.
Ora 11:40 Policia jep detaje për vrasjen
Policia e Vlorës ka dhënë detaje shtesë për atentatin mesnatën e kaluar në lagjen "Pavarësia".
Sipas policisë, Mehmeti rezulton se ka qenë i dënuar në shtetin italian për trafik të lëndëve narkotike.
Ngjarja dyshohet se ka lidhje pikërisht me të shkuarën kriminale të Mehmetit, pistë kjo ku po heton policia për të hedhur dritë mbi atentatin.
Të dy janë arrestuar pasi kishin krijuar një organizatë që merrej me shitjen e drogës në Leçe. Atyre iu është gjetur në atë kohë 300 kg marijuanë dhe 10 kg heroinë dhe i gjithë grupi përbëhej nga 21 persona.
Ora 08: 30 Policia shoqëron dy persona
Policia e Vlorës ka shoqëruar dy persona të dyshuar se mund të kenë lidhje me ngjarjen ku mbeti i vrarë 39-vjeçari Elidon Mehmeti.
Ora 08:15 Gjendet një makinë e djegur, dyshohet e autorëve
Një automjet i djegur është gjetur orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne te "Ura e Mifolit", në aksion nacional Fier-Vlorë.
Siç duket edhe në fotot e siguruara nga Shqiptarja.com, makina tip BMW është shkrumbuar tërësisht nga flakët.
[gallery]21760[/gallery]
Mjeti dyshohet se i përket autorëve të atentatit të mbrëmshëm ndaj 39-vjeçarit Elidon Mehmeti, i cili u ekzekutua me 15 plumba.
Grupi hetimor po punon për gjetjen e provave që mund të çojnë në identifikimin e atentatit.
Ora 01:00 Mbi viktimën u qëllua 15 herë në automjet
Pot 15 herë është qëlluar me armë kallashnikov në drejtim të automjetit ku ndodhej Elidon Mehmeti. Ai ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga plumbat.
Ora 00:20 Viktima është Elidon Mehmeti, 39-vjeç
Policia ka identifikuar viktimën e atentatit mbrëmjen e kësaj të diele në Vlorë. Ai është Elidon Mehmeti, 39-vjeç.
Ora 23:59 Atentat me armë zjarri në Vlorë, një i vdekur
Redaksia Online
Er.K-l.q//Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO