Vlorë, Basha: Krimi në ditë të mirë
e strehon Rama-Meta, t'u themi ik!

Vlorë, Basha: Krimi në ditë të mirë<br />e strehon Rama-Meta, t'u themi ik!
VLORE - Partia Demokratike ka vijuar turin e protestave në të gjithë vendin, ndërsa ditën e sotme ka qenë në Vlorë. I shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i PD Arben Ristani dhe deputeti i PDIU Dashamir Tahiri, kreu i demokratëve Lulzim Basha kërkoi nga qytetarët vlonjate që t’i thonë “jo” dyshes Rama-Meta.

Basha theksoi se vendin e ka kapur krimi deri në rangjet e saj më të larta, ku Kryeministri dhe Kreu i Kuvendit bëjnë pazare si të “Cosa Nostra”. Sipas Bashës, shefi i qeverisë dhe njëherësh edhe deputet i Vlorës, premtoi rilindjen e këtij qytetti, por se këto premtime i grisi sapo mori pushtetin.

Kreu i PD tha se me qeverisjen aktuale, ditë të mira po ka vetëm për krimin, pasi ka gjetur strehim deri në parlament. Në këtë kuadër Lulzim Basha kërkoi që Vlora të votojë
ofertën e re të PD në zgjedhjet e 21 qershorit, duke i dhënë kështu përgjigjen e merituar krimit dhe varfërisë që ka pushtuar vendin.

“Pasiguria është në nivele alarmante. Kanë ardhur ditë të mira për krimin, se ka gjetur strehim në qeverisje. E ke nxitur krimin të dalë nga skuta, dhe deri në parlament e keni sjellë. Kryeministri dhe Kreu i Kuvendit bëjnë pazare si të “Cosa Nostras”. Erdhi kërkesa tjetër për deputetin e Edi Ramës, i akuzuar për vrasje dhe prostitucion. Ky nuk është film por i dramës së madhe ku Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit janë të përfshirë kokë e këmbë në këto kanale të zeza të krimit. A është ky vendi që meritojnë vlonjatet dhe shqiptarët? Këta do të vendosin për ju dhe fëmijët tuaj? Unë dhe ky shesh themi jo! Pushteti i vërtetë janë njerëzit dhe jo njerëzit me pushtet! 21 qershori po afron, dhe jam i bindur se Vlora kjo gjykatësja hijerëndë do tu japë përgjigjen e merituar. E keni parë se si po rend Rama të kapë çdo sahanlëpirës. Edi Rama e bën këtë se ka humbur mbështetjen e socialistëve. Ai e di mirë se kuotat i kanë rënë në fund. E bën se përballja me votat e qytetarëve është makthi i mashtruesit kur përballet me të vërtetën. Kot e ka nuk shpëton dot nga ankthi. Koalicioni i PD është me qytetarët. Kjo është aleanca jonë! Vendi ka nevojë për një ofertë të re. Ne jemi gati, oferta e re është gati.” tha në fjalën e tij Kreu i PD Lulzim Basha Fjala e plotë e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha

lulzim basha

Basha: Vlora nuk mund ta durojë më arrogancën e qeverisë
Kreu i opozitës ka denoncuar gjendjen ekonomike dhe të krimit që po kalon vendi e që sipas tij kjo situatë është krijuar nga keqqeverisja. Kryetari i demokratëve Lulzim Basha tha se vlonjatët nuk mund të pranojnë arrogancës e qeverisjes Rama Meta e për këtë arsye koha e gjykimit nga qytetarëvt nuk është e largët.

"Është privilegj dhe nder i madh të jem në Vlorë, në zanafillën e shtetit shqiptar në sheshin “Pavarësia”.  Në çdo qytet në çdo shtëpi ku kam shkuar e do të shkoj kam prekur të njëjtën ndjenjë, revoltën kundër pabesisë së një qeverie qe grisi në kosh premtimet sapo mori votën. Revoltën e një qeverie me një radhë të gjatë personash të inkriminuar në pushtet si kurrë me parë. revolta është mbarë qytetare, është mbarë kombëtare, qytetarët po mblidhen rreth Partisë Demokratike. Sot dua të ju rrëfej me zemër të pastër, shqiptarët në këtë tur protestash po pyesin a do të reagojë Vlora? A e pranon Vlora politikën e dajakut? A i duron Vlora kulimat e ndyra që dalin nga dera dhe hyjnë nga dritarja? Shqiptarët pyesin çfarë do t’u thotë Vlora dyshes Rama-Meta. Rama ik, Meta ik! Kështu po thoni ju, kështu them edhe unë, kështu thonë të gjithë shqiptarët. Vlora do t’i ndëshkojë me votë kundër! Kryeministri që është edhe deputeti i Vlorës, premtoi se do ta kthente Vlorën përmbys dhe do të ndodhte mrekullia. Vlora u kthye përmbys, por në vend të mrekullisë, Edi Rama ka pllakosur varfërinë. Atë që deputeti i Vlorës i fryn me pompën e naftës janë ca copa letrash, sepse nuk po shoh një ditë të bardhë. Kur duhet të vijë qeveria tek njerëzit nëse nuk vjen në situata katastrofash natyrore? A është kjo qeveria që duan vlonjatet? Është Koço Kokëdhima pas çdo tenderi korruptiv. Ai është fytyra e qeverisjes Rama." u shpreh ai

Dashamir Tahiri në protestën e PD: Këta i kemi provuar 45 vjet
Ndërkohë që PDIU është në negociata me PS për t'u bërë pjesë e mazhorancës, deputeti i saj Dashamir Tahiri ka marrë pjesë në protestën e sotme duke shprehur edhe qëndrimin e tij kundër qegverisë aktuale. 

"Komunizmin e provuam për 45 vjet, po e shohim edhe këto dy vite. Qeveria e Partisë Socialiste e ka katandisur vendin keq e më keq, e ktheu vendin në kohën e komunizmit." tha Tahiri

dashi

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve