Kryetari Basha ju drejtua qytetarëve në sheshin para teatrit "Petro Marko", se "kandidatin e gjeta në qytetin e Vlorës për të punuar dhe ndryshuar këtë qytet".
Sipas tij, Deromemaj vjen si vlonjati për vlonjatët, për t'ia kthyer Vlorën qytetarëve duke e hequr nga duart e oligarkëve. Në dalien e parë para bashkëqytetarëve të tij, Genci Deromemaj, tha se ky është një mision i të gjithë ne. "Bashkë ne do të arrijmë fitoren e madhe që Vlora të kthehet tek qytetarët, duke punuar të gjithë për këtë qytet", tha ai.
Nga Vlora, kreu demokrat u ndal dhe tek disa zhvillime të fundit në vendin tonë. Ai shtroi pyetjen se, përse vendi ynë për dy vite arriti të binte në një nivel tepër të ulët ekonomik, duke detyruar shqiptarët të marrin rrugët e emigrimit.
Sipas Bashës, për dy vite qeverisje nën drejtimin Rama - Meta vendi njeh krizën më të thellë dhe humbien e shpresës, ndërkohë që ndihma ekonomike për familjet e varfëra ështe sa 10% e faturës së energjisë elektrike që është rritur nga kjo qeveri.
