Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar turin e tij të takimeve me simpatizantë dhe votues të djathtë dhe kësaj radhe ka ndaluar në Vlorë.
Gjatë fjalës së tij, Basha u shpreh se pavarësisht trazirave të shumta brenda opozitës dhe së djathtës në veçanti, lidershipi i vërtetë i PD janë demokratët.
Në mënyrë indirekte, kryetari i PD-së nuk la pa shigjetuar dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, duke shtuar se; ‘Humbën busullën politike disa që ishin vendosur në piedestal’.
“Vlora dhe vlonjatët kanë ditur t’i vlerësojnë gjithmonë në histori, njerëzit të cilët kanë sakrifikuar nga vetja për diçka më të madhe se vetja. Këtë bënë dhe demokratët në Vlorë. Në një moment kur ishte lehtë të tërhiqeshin pas, në një moment kur nuk ishte e vështirë të humbje rrugën, e bashkë me të edhe arsyen edhe motivimin, edhe vet orientimin ose busullën politike, siç e humbën shumë nga ata të cilët ne i kishim vendosur në piedestal. Siç e humbën shumë ata që janë krusur nga pasha e medaljeve të marra nga demokratët, por që në ditën më të vështirë të PD nuk u gjendën aty as për demokratët, as për votuesit tanë as për vlerat e familjes tonë. Koha tregoi diçka tjetër, se forca e vërtetë e kësaj force politike nuk qëndroi kurrë tek njëshi, apo te dyshi apo te treshi. Me meritë apo pa meritë, siç me të drejt ka evidentuar analiza politike e këtyre muajve në degët e ndryshme të Shqipërisë.
Forca e vërtetë e Partisë Demokratike ka qenë gjithmonë motivi i bashkimit në këtë familje, që është t’i shërbejmë njerëzve, të jemi këtu me njerëzit dhe për njerëzit. Lidershipi i vërtetë i PD janë demokratët. Janë njerëzit të cilët i përkasin familjeve të mëdha të Vlorës, të cilët janë pronarët, të përndjekurit, intelektualëve, profesionistëve, përfaqësuesve të sipërmarrjes. E djathta tradicionale shqiptare, dyert e mëdha të Vlorës, pronarët dhe të përndjekurit, sipërmarrja e ndershme të gjithë bashkë e dinë fare mirë se PD ka lindur si një tjetër, ndonëse rrugës shpesh prej këtyre vlerave u tradhtuan apo nuk u shërbyen ashtu siç u deklaruan në fillim. Duke nisur me të përndjekurit politik, duke vazhduar me pronarët, të zhgënjyer edhe nga PD. Kjo s’do të thotë që ky taban të zhduket, përkundrazi është kthyer në një shumicë dërmuese kundër kësaj të keqje. Nëse do i dorëzoheshim epsheve të pushtetit do ishte shumë e thjesht. Kriteri i parë, s’ka nevojë për zgjedhje për kryetar, s’ka nevojë për zgjedhje për kryesi. Kush e ka zërin më të fortë, kush shan më shumë ai do jetë i pari. I dyti që shan më shumë do jetë i dyti, sharësit më të mëdhenj do të jenë kandidatët për deputet dhe filozofia jonë do të jetë në kundër të gjithëve sepse ne jemi shpëtimi. Kjo rrugë e rreme ka krijuar të këqijat më të mëdha për shoqërinë. Kështu lindi komunizmi. Kjo përqasje përjashtuese, nihiliste negativiste pa asnjë alternativë përveç sulmit, është fara për të krijuar një të keqe tjetër siç është e keqja aktuale.”, tha Basha.
Kryedemokrati, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në degën e PD të Sarandës thumboi sërish ish-kryeministrin Sali Berisha lidhur me protestat e grupit të militantëve poshtë ballkonit të shtëpisë së tij prej ku qëndron në arrest prej më shumë se një muaji.
“Një grup i vogël interesash kontrollojnë ekonominë, kontrollojnë tregtinë, kontrollojnë subvencionet, kontrollojnë taksat, kontrollojnë minierat, kontrollojnë aktivitetin tregtar, kontrollojnë mediat, përpiqen të kontrollojnë çdo aspejt të jetës së shqiptarëve. Dhe natyrisht që janë të tmerruar nga dalja e një alternative, e një korpusi politik që jo vetëm është shkëputur mendërisht, kulturalisht, politikisht nga kjo vath 34 vjeçare, por po kështu artikulon alternativat, rrugëdaljet nga kjo krizë. Ndaj i mohojnë qytetarëve debatin për këto çështje dhe mundohen ta fusin debatin në rrugicat pa krye të sharjeve dhe fyerjeve”- tha Basha.
Jo nuk e kane humbur busullen politike,ata qe i keni vene ne piedestal.Politikaneve tane te cdo krahu /nuk ua ha qeni shkopin/ per kete,ne te fundit pse synojne piedestalin e duan te vdesin aty?! Busullen e keni humbur ju dhe masa qe i keni ngjitur aty e keni kerkuar t'i mbani me cdo kusht.
Përgjigju