Vlorë/ Shtyu amerikanen nga shkallët, nis hetimi për turisten gjermane

Vlorë/ Shtyu amerikanen nga shkallët, nis hetimi për turisten gjermane

Foto ilustruese

VLORË- Ka nisur hetimi për 60 vjeçaren gjermane në Lukovë që ka shtyrë nga shkallët një 54 vjeçare amerikane një ditë më parë.

Kjo e fundit përfundoi në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen gjermane E. H., 60 vjeçe, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi dyshohet se ditën e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, ka shtyrë nga shkallët, shtetasen amerikane T. P., 54 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shtetasja E. H., me sëmundje mendore, vijon të marrë trajtim mjekësor në spitalin psikiatrik të Vlorës”, njofton policia.

Të dyja banonin në dy apartamente pushimi në një godinë të përbashkët, në vendin ku ndodhi edhe konflikti. Turistja amerikane është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës, ndërsa gjermanja është dërguar në spitalin psikiatrik të Vlorës pasi ka probleme të shëndetit mendor.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi në fushat e sigurisë e mbrojtjes, Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet hibride dhe kibernetike

Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi në fushat e sigurisë e mbrojtjes, Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet hibride dhe kibernetike