Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e së dielës në hyrje të qytetit të Vlorës.

Një automjet tip BMW me targa të huaja që vinte me shpejtësi nga Vlora në drejtim të Fierit është përplasur me shtyllën e ndriçimit dhe më pas ka përfunduar në korsinë tjetër.

Për pasojë nga aksidenti ka mbetur i plagosur një person, i cili është dërguar në spital.