VLORE – Gjykata e qytetit të Vlorës ka dhënë sot masën e sigurisë “burg pa afat” për të shumëkërkuarin Altin Hoxha, i cili u arrestua në qytetin bregdetar vetëm pak ditë më parë në një aksion policie të përbashkët mes forcave shqiptare dhe atyre të mbërritura nga Italia.

Hoxha, i cili pas kthimit në Shqipëri kishte ndërruar emër në Ali Islamaj, kërkohej në Itali për një numër të madh grabitjesh në vila. Ai ndodhej i arrestuar në burgun e Romës, Regina Coeli, nga ku ishte arratisur duke sharruar hekurat e qelisë dhe duke u lëshuar nga dritarja me çarçaf.

I njohur për gjakftohtësinë e tij, Hoxha kishte fituar pseudonimin “Syakulli” për ngjyrën e tyre të kaltër. Hetimet e kryera nga policia italiane në bashkëpunim me Interpolin, çuan në lokalizimin e tij në Shqipëri një fshat të vogël pranë qytetit të Vlorës, ku edhe u arrestua.

Sot ai kërkoi që gjykimi i tij të bëhet në Shqipëri.