E rëndë/ Gruaja në Vlorë mban burrin e vdekur në banesë, policia i hyn me forcë në shtëpi! Fqinja: Nuk e hapte derën fare, ishte agresive (EMRAT)
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Vlorës. Report Tv mëson se një grua e ka mbajtur burrin e saj në shtëpi të vdekur që prej ditës së djeshme. Policia ka mbërritur në shtëpinë e saj, por ajo fillimisht refuzoi që të hapte derën. Për pasojë, uniformat blu kanë hyrë me forcë.
VLORË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Vlorës. Report Tv mëson se një grua e ka mbajtur burrin e saj në shtëpi të vdekur prej ditës së djeshme. Kanë qenjë fqinjët që kanë bërë denoncimin, e më pas Policia ka mbërritur në shtëpinë e saj, por ajo fillimisht refuzoi që të hapte derës. Për pasojë, uniformat blu kanë hyrë me forcë. Gazetari Armand Xhelili ka zbardhur emrat e protagonistëve të ngjarjes së rëndë ku mësohet se viktima është Llazar Prenga, e ndërsa bashkëshortja e tij është Valentina Prenga.
Nga informacionet paraprake burri vuante nga një sëmundje e rëndë që mendohet të jetë bërë shkak për vdekjen e tij, e ndërsa gruaja thuhet se vuan nga sëmundje të shëndetit mendor. Nga sa Report Tv bën me dije, gruaja ka refuzuar që të hapte deri pa ardhur vajza e saj, e cila mund të ketë qenë jashtë qytetit të Vlorës, ose jashtë Shqipërisë.
Uniformat blu kanë dërguar trupin e pajetë në morgun e qytetit për t'i bërë autopsinë, e ndërsa gruaja është dërguar në Komisariatin e qytetit për t'u marrë në pyetje lidhur me këtë ngjarje. Gruaja është kuruar në vitin 2017 për probleme të shëndetit mendor.
EMRAT/ Kush është gruaja në Vlorë që mbajti për disa ditë burrin e vdekur në shtëpi
Report Tv ka zbardhur emrat e protagonistëve të ngjarjes së rëndë në Vlorë. Mësohet se viktima është Llazar Prenga, e ndërsa bashkëshortja e tij është Valentina Prenga.