Gjiri i Vlorës vijon të dhurojë pamje të rralla për pushuesit, ku natyra shpesh ofron surpriza të jashtëzakonshme.
Këtë herë, protagonistë u bënë disa delfinë, të cilët shoqëruan një prej skafeve turistike që po lëvizte pranë Gjirit të Bristanit.
Siç shihet edhe nga pamjet e kapura turistët anglezë, gjermanë dhe francezë kanë shijuar praninë e delfinëve të cilët i kanë shoqëruar në udhëtimin e tyre në ujërat e kristalta të Rivierës shqiptare.
Komento
Komente










