VLORË - Mbërrin në port rreth orës 15:00, pas 8 orësh vonesë, trageti i linjës Brindizi-Vlore.

Shkak i vonesës është bërë moti i keq me dallgë 5 ballë në gji dhe 8 ballë të det të hapur. Trageti është nisur mbrëmë nga Brindisi dhe duhej të kishte mbërritur në port rreth orës 7 të mëngjesit të sotëm.

Aktualisht trageti ndodhet në mol dhe nuk është ankoruar ende si pasojë e motit të keq.

Sipas burimeve nga kapiteneria e portit të Vlorës, në rast se do ketë vështirësi trageti i linjës ‘Europian Ferries’, i nisur mbrëmë nga Brindisi edhe ai me vonesë disaorëshe për shkak të dallgëve, mund të qëndrojë edhe në radë.

Siç bëhet e ditur nga kapiteneria e portit në Vlorë, dallgët në gji arrijnë deri në 5 ballë, ndërsa në det të hapur 8 ballë.

 
Redaksia online
(ac/mag/hqiptarja.com)