Vlorë/ U dhunua se kundërshtoi martesën me detyrim, Gjykata lë në burg babain, vëllain dhe të fejuarin! Avokatët mohojnë: Ajo ka pasur kriza eplileptike, të kryhen hetime

VLORË - Gjykata e Vlorës ka lënë në burg 3 autorët e dyshuar të dhunës ndaj 29-vjeçares në qytetin bregdetar.

Babai, vëllai dhe i fejuari dyshohet se ushtruan dhunë ndaj saj pasi ajo kundërshtoi martesën e imponuar nga familjarët për tu martuar me Armandi.J, 34 vjeç njëri nga dhunuesit i lënë në arrest në burg, së bashku me babanë Astrit.B, 60 vjeç dhe Erlind.B, 26 vjeç, i vëllai. 

Ndërkohë kanë folur për mediat, avokatët e të arrestuarve si autor të dyshuar të dhunës që sot u lanë në burg nga Gjykata. Ata shprehen për mediat se vajza nuk ka patur dhunë, por ka patur sëmundje epileptike. Ata theksojnë se vajza ka pasur sëmundjen e epilepsisë që në moshën 2-vjeçare. 

Në ato momente ka pasur kriza dhe babai dhe i vëllai e kanë mbajtur për krahu. Ata jetonin në një banesë së bashku edhe me të fejuarin, për shkak edhe të kushteve ekonomike.Por avokatët thonë se 34 vjeçari është i martuar me vajzën 29 vjeçare, madje kanë edhe një fëmiëjë 5 vjeç.

Avokatët shtojnë se prej kohësh vajza shkonte tek neurologu dhe mjekët kanë parë shenjat në krahë, ku e kanë mbajtur babai dhe i vëllai gjatë krizës dhe kanë lajmëruar policinë. Më tej ata shprehen se kërkojnë hetime më shumë përpara se policia të bëj veprime. Ndërkohë bëjnë me dije se do të bëjnë publike kartelën e 29 vjeçares, si e prekur nga epilepsia.

Prokuroria kërkoi arrest në shtëpi për të arrestuarit e dyshuar, por Gjykata vendosi arrestin në burg, edhe për shkak se ata jetojnë në një shtëpi dhe mund të ketë konflikte.

 

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Miri: 24/06/2024 16:35

    Epo avokat nga fshati skisha pare. Po nuk i vjen turp kti matrapazi qe derdellit keto lloj historirash dhe merr persiper te thot sic esht e verteta kur vet vajza ka denoncuar per dhune ai thot e mbanin nga krahet mos te dridhej hahahah.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë

Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë