Vlorë/ Dhunë ndaj gruas, gjatë shoqërimit në Polici 44-vjeçari godet edhe efektivin (EMRI)

Vlorë/ Dhunë ndaj gruas, gjatë shoqërimit në Polici 44-vjeçari godet edhe efektivin (EMRI)

Foto Ilustruese

VLORË- Policia ka arrestuar në flagrancë Jani Goron pasi 44-vjeçari ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, me iniciale L.B., për motive të dobëta.

Gjatë shoqërimit të Goros, drejt ambienteve të policisë së Komisariatit të Himarës, 44-vjeçari ka goditur me sende të forta edhe një efektiv policie.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale "Dhunë në familje", "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik", "Goditja për shkak të detyrës", parashikuar nga nenet 130/a, 236, 237 të Kodit Penal.

Njoftimi i policisë:

Vlorë - Himarë

Arrestohet në flagrancë nga policia, shtetasi:

Jani Goro, 44 vjeç, banues në Himarë.

Policia ka bërë arrestimin e këtij shtetasi pasi më datë 08.10.2018, në Himarë, ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases L.B, për motive të dobëta.

Gjatë shoqërimit të tij drejt ambienteve të policisë së Komisariatit Himarë, ky shtetas ka goditur me sende te forta një punënjës policie duke e penguar atë të ushtrojë detyrën.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale "Dhunë në familje", "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik", "Goditja për shkak të detyrës", parashikuar nga nenet 130/a, 236, 237 të Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona