VLORË- Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë arrestuar në flagrancë: Dritan.R.35- vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë i mundur pasi ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij  J.R., 32- vjeçe. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ndaj tij për veprën penale ''Dhuna në familje''.

Njoftimi i plotë i policisë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:  Dritan.R., 35 vjeç, banues në Vlorë. U krye arrestimi i shtetasit të mësipërm pasi ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij shtetasen J.R., 32 vjeçe. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ndaj tij për veprën penale ''Dhuna në familje'', parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.