Një 35-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht të shoqen.
Klodjan Gjonçari, 35-vjeç është prangosur nga Policia pas denoncimit që ka bërë bashkëshortja e tij për dhunë.
Njoftimi i plotë:
Dhunon fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten, arrestohet nga policia.
Strukturat Policore të Komisariatit të Policisë Vlorë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:
Klodjan Gjonçari, 35 vjeç, banues në Vlorë.
Ky shtetas në banesën e tij në lagjen ''Pavarësia'', ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten e tij shtetasen A.Gj., 35 vjeçe.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Vlorë për veprën penale ''Dhuna në familje'', parashikuar nga neni 130/a/4 i Kodit Penal.