Vlore- Një histori e dhunshme dhe e trishtë është shënuar ndaj një vajze 29-vjeçare në Vlorë, e cila është rrahur brutalisht nga burrat e shtëpisë së saj dhe vetë i fejuari, të cilin ia kishte zgjedhur familja, pa dëshirën e saj.
Nëse policia nuk do të kishte ndërhyrë, dhuna mund të kishte përshkallëzuar edhe më tej, nisur dhe nga fakti që në banesën e babait të vajzës u gjet një armë gjahu dhe municion luftarak.
Shkaku i dhunës fshihet tek kundërshtia e vajzës për tu martuar me djalin që familja i kishte zgjedhur. Ajo ishte fejuar me detyrim me djalin që babai i kishte zgjedhur, por refuzonte ta çonte këtë raport të padëshiruar, drejt martesës dhe jetesës në një shtëpi me dikë që nuk e donte.
Efektivët morën njoftim se një vajzë po dhunohej nga familjarët e saj dhe ndërhynë menjëherë në banesë duke arrestuar babain 60 vjeçar, vëllain 26 vjeç dhe të fejuarin e vajzës, 34-vjeçar. Të tre burrat u arrestuan nga policia ndërsa raportohet se 29-vjeçarja është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit se një 29-vjeçare ishte dhunuar nga familjarët e saj, për motive të dobëta, në banesë, kanë ndërhyrë menjëherë për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës.
Si rezultat, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar shtetasit: A. B., 60 vjeç (babai), E. B., 26 vjeç (vëllai) dhe A. J., 34 vjeç (i fejuari). Nga veprimet hetimore dyshohet se për motive të dobëta, këta shtetas kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 29-vjeçares, e cila është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën",-njofton policia.
K.M/S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
65.9%
-
Jo
30.9%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3563
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aksident në Vlorë-Fier, makina përfundon në kanal, çifti i bashkëshortëve dërgohen me urgjencë në spital
10 Janar, 10:15
-
VKM/ Plator Nesturi emërohet Prefekt i qarkut të Vlorës
9 Janar, 20:27
-
Sarandë/ Kundërshtuan punonjësit e policisë, arrestohet 32 vjeçari, në kërkim i riu tjetër
9 Janar, 13:26
-
U rrah barbarisht në berberhane, flet i dhunuari: Autorët të maskuar, s'i njoha! Policia akuzon biznesmenin Tur Koçeku si organizator! Pronar i disa bizneseve
9 Janar, 11:19
-
NJË NGA NE/ Vlonjati i verbër që mban familjen me punën si DJ: Nëse ngulmojmë, jemi më të aftë se një person normal!
8 Janar, 21:46
-
Gaxhai, rivali i Zani Çaushit, del nga burgu për disa orë leje për varrimin e së motrës
8 Janar, 13:23
-
Vlorë/ I vodhi me dhunë çantën një të huaje, në pranga 17 vjeçari
8 Janar, 12:13
-
Video e dhunës barbare ndaj 48 vjeçarit në një berberhane në Tiranë! Biznesmeni Tur Koçeku e 5 nga fisi akuzohen se morën hak për sherrin e bujshëm në Palasë
8 Janar, 10:05
-
Radhë të gjata mjetesh në Portin e Vlorës për t’u imbarkuar në tragetin drejt Brindisit, shkak kontrollet e imtësishme nga Policia Kufitare
7 Janar, 22:02
-
VIDEOLAJM/ Dyshime për drogë, makina e funeralit i nënshtrohet kontrollit në Portin e Vlorës
7 Janar, 21:23
-
Makina del nga rruga në aksin Peshkëpi-Vlorë, plagosen shoferi kinez dhe pasagjerja 61-vjeçare (VIDEO)
7 Janar, 20:55
-
Shqipëria preket nga gripi i pulave! Veterineri: Virusi 'H5N1' nga rosat e egra rrezikon të përhapet në pulari dhe shpendët e oborrit
7 Janar, 15:55
Ja dhe talebanet e vendit! Akuza / dhune per motive te dobeta/ eshte komplet absurde ne kete rast e i nxjerr te akuzuarit shpejt nga burgu e me denime super minimale,(nese do t'i denojne me ndonje).Duhet shtuar /armembajtje pa leje/ dhe /detyrim me force/ e prape nuk mjafton.
PërgjigjuTe treve tu sigurohet nje qeli interesante per te pakten 5 vjet. Duke biseduar shtruar me njeri tjetrin 5 vitet e ardhshme ndoshta u vijne mendja ne vend.
Përgjigju