Vlorë- Një 28-vjeçar është arrestuar në flagrancë, ndërsa xhaxhai tij është shpallur në kërkim pasi dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhunuan fizikisht një person dhe i dëmtuan makinën me sende të forta.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Selevec”, në fshatin Hoshtimë, Vlorë.
"I arrestuar nga Forcat e Posaçme Shqiponja është K. B., 28 vjeç, banues në fshatin Panaja, ndërsa në kërkim është xhaxhai i tij shtetasi L. B., 47 vjeç.
Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohen se për motive të dobëta kanë dhunuar fizikisht shtetasin O. A., 36 vjeç, banues në Panaja, si dhe i kanë dëmtuar me sende të forta automjetin e tij tip “Alfa Romeo”, të parkuar’ informoi sot policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.