VLORË - Një 54-vjeçar në Vlorë është arrestuar pasi ka goditur dy punonjës të OSHEE-së.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e 54-vjeçarit me iniciale P.C. si dhe ka shpallur në kërkim djalin e tij me iniciale Xh.C. 19-vjeç të 2 banues në Gorishtë.
Mësohet se ata kanë goditur fizikisht dy prej punonjësve të OSHEE-së, me iniciale R.H. dhe A.Sh. një ngjarje ende në rrethana të paqarta.
Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.