VLORË-Dy automjete janë djegur pas mesnate në lagjen 'Pavarsia' në fillim të Lungomares, ndërsa dyshohet se ngjarja ka qenë e qëllimshme. Sipas burimeve për Report Tv, dy makinave që i përkisnin dy kushërirave janë lyer me benzinë dhe më pas u është vënë flaka.

Ngjarja ka ndodhur në orën 00:37, ndërsa dy mjetet e djegura një tip "Ford" i bardhë me targa AA401XF dhe një Golf 6 i zi me targa  AB022BL  ishin në pronësi të shtetaseve K.P., dhe  E.P., të dyja banuese në Vlorë, kushërira mes tyre.

Njëra nga makinat ishte marrë më qira nga një prej vajzave, ndërsa grupi hetimor po vijon punën  për zbardhjen e autorëve.