VLORE-Në qytetin bregdetar është djegur një tjetër makinë. Gjatë natës një makinë tip ‘BMW’ me targa italiane është shkrumbuar plotësisht. Makina dyshohet se është lyer me benzinë dhe më pas i është vendosur zjarri.
Automjeti është në pronësi të Ervis Meçorapajt 27-vjeç, ndërsa ngjarja ka ndodhur në lagjen “4 Heronjtë”. Ndërsa policia ka nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorin. Kjo nuk është hera e parë që në Vlorë digjen dhe grabiten makina gjatë natës.
Komento